Pavarësisht se fillimisht u sugjerua që Mohamed Salah do të vazhdoj agjërimin e Ramazanit, tani është konfirmuar që lojtari e ka ndërprerë atë për tri ditë në mënyrë që të jetë në gjendjen e tij më të mirë për finalen e së shtunës në Ligë të Kampionëve.
Ai ka qenë i vendosur që nga 16 maj, por sipas Ruben Pons, fizioterapeuti spanjoll që trajnon yllin e Liverpoolit, lojtari tani e ka ndërprerë agjërimin, transmeton portali arbresh.info.
“Për aq sa jam në dijeni në Marbella, ai ka praktikuar Ramazanin, por një plan është ndërmarrë për këto ditë të rëndësishme”, ka thënë fillimisht ai.
“Të enjten, të premten dhe ditën e ndeshjes ai nuk do të agjërojë, prandaj kjo nuk do të ketë ndikim në të”
“Pas finales, ai mund të vazhdoj sërish”
Salah nuk është myslimani i vetëm që e bënë një gjë të tillë, në fakt, kjo është një praktikë e zakonshme./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...