Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah do të përballen nesër kokë me kokë në Kiev në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, por a e dini se çfarë ka ndodhur në takimin e fundit mes tyre?
Superylli i Real Madridit kishte realizuar dy gola në minutat shtesë të ndeshjes miqësore duke i siguruar fitore 2 me 1 Portugalisë ndaj Egjiptit si dhe duke ndalur Mohamed Salahn.Pas katër golave që kishte shënuar kundër Watfordit, ylli egjiptian i Liverpoolit – Mo Salah realizoi golin e epërsie në fillim të ndeshjes kundër kombëtares së Portugalisë, por deri në minutat shtesë të pjesës së dytë në Zvicër, ky gol dukej se ishte vendimtar, transmeton portali arbresh.info.Por, Ronaldo tregoi klasin në sekondat e fundit të ndeshjes duke realizuar dy gola të shpejta, ndonëse gjatë gjithë ndeshjes kishte kërcënuar portën e Egjiptit.
Ylli i ‘Los Blancos’ kishte shënuar dy gola të njëpasnjëshme me kokë duke përmbysur rezultatin dhe duke u larguar si një hero nga fusha./arbresh.info/
A mendoni se do të ndodhë një dramë e tillë edhe nesër në përballjen tjetër mes tyre?
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?