Legjenda e Liverpoolit, Mark Lawrenson ka paralajmëruar që Real Madridi do të ketë vështirësi për të ndalur Mohamed Salahn.
Reprezentuesi egjiptian ka qenë në formë sensacionale qysh pas transferimit nga Roma 12 muaj më parë, transmeton portali arbresh.info. Ai ka shënuar 44 gola brenda 51 ndeshjeve për gjigantin në Premierë Ligë.
Real Madridi do të ketë nevojë për të bllokuar sulmuesin 25-vjeçarin në finalen e nesërme të Ligës së Kampionëve në Kiev.
Lawrenson, i cili fitoi Kupën e Evropës me Liverpoolin në vitin 1984, thekson që mbajtja e Salahut të qetë mund të jetë një punë shumë e vështirë edhe nëse Zinedine Zidane iu thotë dy lojtarëve që ta markojnë atë.
“Definitivisht ekziston një arsye për të ruajtur Salahn me dy lojtar, por kjo varet nga vendi se ku ai e pranon topin”, ka thënë ai për ‘StarSport’.
“Nëse e pranon brenda dhe rreth zonës së penaltisë atëherë ata kanë probleme madje edhe nëse qëndrojnë tre persona rreth tij”
“Por, jashtë zonës së rreptësisë mjafton dy”
Liverpooli pritet të startoj me Roberto Firminon, Sadio Manen dhe Salahn kundër Real Madridit./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...