Sherifi: Kjo opozitë nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë

12:36 | 25 Maj 2018
Arbresh.info

Bilall Sherifi nga Nisma tha se nisma për bisedime me partitë politike është mirëpritur sepse kanë besuar se do të harrojnë diçka dhe kjo tryeza e sotme sipas tij më shumë ka synimin të kthej  rrotat prapa dhe të tensionojnë  gjendjen.

“Ideja e tryezës është që të flasim në mënyrë konstruktive, kjo tryezë morri kahje të manifestet dhe partitë ftohen për të diskutuar për zgjedhje vetëm kur opozita i ka numrat dhe i kërkon një marrëveshje të përbashkët me pozitën dhe vendosjen e datës por  kjo opozitë nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë. Ne Nisma deklarohemi se erdhëm këtu për të dëgjuar por kjo do të jetë hera e fundit që vijmë për të diskutuar për zgjedhje përderisa opozita nuk i ka numrat”, shkruan arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme