Arturo Vidal mund të dënohet me dhjetë vite burg

12:38 | 25 Maj 2018
Arbresh Info

Ylli i Bayern Munichu, Arturo Vidal mund të dënohet deri me dhjetë vite burg për lëndim trupor pasi ishte i përfshirë në një rrahje te një klub nate.

Zyra Publike e Prokurorit në Munich ka ngritur akuza për 31-vjeçarin dhe vëllain e tij më të ri – Sandrinon, transmeton portali arbresh.info.Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit, Florian Weinzierl konfirmoi që padia ndaj Vidalit ishte ngritur pas akuzave për lëndim të rëndë trup – gjë e cila mund bëjë që kiliani të dënohet nga gjashtë muaj deri në një dekadë burg për incidentin që ndodhi në shtatorin e vitit 2017.

“Ne e akuzojmë atë për goditjen e dy personave së bashku me një bashkëpunëtor”, ka thënë Weinzierl.

“Veprimi në bashkëpunim ngrit akuzat nga pala e dëmtuar për lëndim të rëndë trupor”

Sulmi besohet të ketë ndodhur më 16 shtator të vitit 2017 pasi ai shkoi në Oktoberfest-in e famshëm të Munichut për të festuar fitoren 4 me 0 të Bayernit kundër Mainz./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme