Të paktën 15 persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një restaurant në qytetin Mississauga në provincën Ontario të Kanadasë.
Zëdhënësja e policisë rajonale në Peel, Iryna Yashnyk në një deklaratë për mediat tha se bomba e vendosur në restaurantin indian të quajtur Bombay Bhel ka shpërthyer në ora 22:30 sipas orës lokale.
Ajo tha se si pasojë e sulmit 15 persona janë plagosur. Yashnyk theksoi se 3 nga të plagosurit të cilët u dërguan në spitale janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Anadolu Agency .
Yashnyk thotë se kanë informacione se në sulm është përdorur një bombë artizanale. Sipas saj, në kamerat e sigurisë është gjetur se 2 persona kanë hyrë në restaurant me eksploziv në dorë dhe se është dhënë urdhri për arrestimin e të dyshuarve.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...