Unai Emery sapo ka filluar detyrën e tij në Arsenal, por ai duket se tashmë është duke marrë disa këshilla nga paraardhësi i tij.
Ish trajneri i Sevillas dhe Paris Saint Germain po futet në këpucët e Arsene Wengerit, i cili menaxhoi klubin në 22 vitet e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Duket se ai ka zgjedhur për të vendosur vetën në këpucët e Wengerit – të paktën nëse gjykojmë nga pozat dhe vendet se ku ka pozuar për të bërë fotografi.Emery kopjoi Wengerin duke u ulur në një karrige në tribunat e Emirates dhe duke shtrirë duart në ulëset tjera pranë. Të njëjtën pozë e kishte marrë Wenger kur po shikonte stadiumin gjatë prezantimit të tij si trajner në vitin 1996 dhe në ndeshjen e tij të fundit në klub.
Po ashtu, Emery kopjoi edhe një tjetër pozë të Wengerit derisa po ecte në fushën e stadiumit Emirates.46-vjeçari ngriti duart lart ashtu siç kishte bërë Wenger 22 vite më parë./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...