Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani në një intervistë për portalin Arbresh.info ka folur për qëndrimin e Listës Serbe lidhur me shndërrimin e FSK-së në ushtri.
“Së pari ne e kuptojmë pozicionine e Listës Serbe që është i ngjashëm me Serbinë porse ne nuk dekurajohemi nga qëndrimet negative tash për tash apo të momentit sepse janë qëndrime politike e nuk janë të argumentuara. Së dyti ne do të vazhdojmë të angazhohemi edhe me partnerët ndërkombëtar që të ndryshohet ky qëndrim politik dhe ndërkohë synojmë që të mos bllokohemi në avancimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e misionit apo mandatit të FSK-së, në mënyrë që të filloj ky procesi 10 vjeçar i tranzicionit apo arritjes së kapaciteteve të plota të Ushtrisë së Kosovës”, ka shtuar ai.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për ndalimin e dy zyrtarëve serb të FSK-së nga utoritetet serbe.
“Është fatkeqësi kjo sjellje e Serbisë, e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosvës të cilët janë tani pjesë e FSK-së, por në tërësi ndaj serbëve të Kosovës. Ne e besojmë që ky presion politik ka qëllim poshtrimin e serbve të Kosovës dhe nuk ka qëllim përfaqësimin e interesit të tyre dhe përmirësimin e jetës së tyre. Ndërkohë që ne po angazhohemi që komuniteti serb të jetë i sigurt në Kosovës dhe të i sigurt edhe me FSK-në. Jam i bindur që këto presione politike do të ndalen dhe kjo strategji e Beogradit është plotësisht e pasuksesshme”, ka deklaruar Ramadani duke thënë se rreth 6% e pjesëtarëve të FSK-së janë të komunitetit serb.
“Pra 137 pjesëtar serb janë të kyçur ën FSK. Po ashtu të gjitha procedurat, të gjitha kriteret për aplikuesit serb janë të njëjta për cilindo pjesëtar të FSK-së pa dallim gjinisë apo etnisë dhe nuk qëndron informata se kanë qenë më të favorizuar”, tregon ai. /V.Berisha/Arbresh.info
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...