YouTube shpërqendron më shumë se televizori

01:13 | 25 Maj 2018
Trina Galanxhi

Sipas një studimi të kryer, YouTube duket se i shpërqendron më shumë fëmijët nga detyrat e shtëpisë sesa televizori.

Gjithashtu studimi tregon se nxënësit e shkollave private i përfundojnë detyrat e tyre të shtëpisë më vonë se nxënësit e shkollave publike

Studimi, kryer nga saiti Firefly Learning , pyeti për detyrat e shtëpisë mbi 2000 nxënës të moshave nga 11 deri në 15.

Pyetja kryesore ishte se çfarë i pengonte nxënësit për të bërë detyrat e shtëpisë dhe më së shumti (rreth 24%) janë përgjigjur “Youtube”-i. 18% e të pyeturve bënin fajtor televizorin dhe thuajse e njëjta shifër bënte fajtor Snapchat-in. 12% e tyre thanë Facebok-u ishte shpërqendrimi i tyre më i madh dhe 6% bënë fajtor Instagramin.

YouTube, që posedohet nga Google, po bëhet gjithnjë e më shumë zgjedhja e të vegjëlve dhe adoleshentëve si një alternativë tradicionale e të parit të programeve televizive.

Vitin e shkuar  YouTube ka reduktuar numrin e videove të dhunshme dhe me skena të frikshme për fëmijët.

Investigimet kanë zbuluar se disa video të çuditshme përshkruajnë karakteret e fëmijëve në situata të frikshme në Youtube dhe në kanalin për fëmijë Youtube kids. Aty shihet derrkucja Peppa në situata të frikshme si psh: duke pirë zbardhues apo duke shkulur dhëmbin vetë tek dentisti.

Klipe të tjera përfshijnë Elsën, personazhin e Frozen-it nga Disney dhe Spiderman-in duke u zënë me personazhe të tjerë të animuar, e të tjerë klipe kanë tema sugjestionuese seksuale.

Verën e shkuar, anëtarë të grupit Anonymous, vullnetarë që monitorojnë sajtet se mos kanë përmbajtje të dëmshme janë shprehur se “Gjigandi Google ka dështuar sistematikisht në mbrojtjen e fëmijëve. Youtube-shton sajti-nuk duhet të përdoret nga fëmijë nën 13 vjeç”

Më herët këtë vit, një raport mbi aspiratat për karrierë publikoi të dhëna se fëmijët ditët e sotme preferojnë më shumë të jenë yje të Youtube-it se sa këngëtarë apo aktorë.

Autorët e raportit thanë se shohin një ndryshim në aspiratat e fëmijëve që po ndërtohet mbi mënyrat e reja të komunikimit dhe rritjes së lojrave online.

Gjithnjë e më shumë fëmijët dhe të rinjtë e famshëm online dhe blogjet kanë zënë vendin e yjeve të televizonit./oranews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme