Rumunët kaplojnë Britaninë e Madhe

21:33 | 24 Maj 2018
Trina Galanxhi

Në Britani të Madhe jetojnë më shumë rumunë sesa irlandezë ose indianë, kanë zbuluar shifrat zyrtare.

Rumania ka kapërcyer Republikën e Irlandës dhe Indisë për të lëvizur nga kombësia e katërt në të dytën më të zakonshme jo britanike në Mbretërinë e Bashkuar, ka raportuar Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), shkruan “The Guardian”, transmeton portali arbresh.info

Numri i shtetasve rumunë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017 ishte vlerësuar të jetë 411,000 – një rritje prej 25% në vitin e kaluar dhe rritja më e madhe për çdo vend.

Rumania i është bashkuar Bashkimit Europian në vitin 2007, ndërsa në vitin 2014 qytetarëve të saj u është dhënë e drejta që të punojnë në Britani të Madhe.

Sipas autoriteteve rreth 1 milionë rumunë jetojnë në Britani të Madhe./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme