Lojtarët më të njohur në botën e futbollit do të shoqërohen në Rusi nga disa prej yjeve më të mëdha të skenës ndërkombëtare të muzikës. Si pjesë e një bashkëpunimi Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi do të performojnë “Live It Up”, këngën zyrtare të Kupës së Botës në Rusi të prodhuar nga DJ dhe tekst shkruesi, Diplo.
Yjet e muzikës do të këndojnë para 80.000 spektatorëve në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.
E tani sapo është lansuar dhe versioni audio i këngës “Live It Up”, ku klipi i së cilës do të lansohet me datë 7 qershor.
Ndërkohë, Era Istrefi në një intervistë është shprehur e lumtur për pjesëmarrjen e saj në FIFA.
“Të jem pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës që organizohet nga FIFA, ka qenë një eksperiencë e pa pabesueshme dhe më emocionuesja deri më tani. Puna pranë artistëve shumë të talentuar si Diplo, Will Smith dhe Nicy Jam, për të cilët kam një admirim të madh, ka qenë mahnitëse dhe me shumë qejf. Edhe unë jam po ashtu një fans shumë e madhe e futbollit, e nuk mund të pres që të fillojë Kupa e Botës” – ka thënë Era Istrefi, një yll në ngritje.
https://clyp.it/cxcw3fkg
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...