Kosova U19 ka pësuar humbje në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U19, që u zhvillua sot pasdite në stadiumin “Elbasan Arena”, me rezultat 2:1.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë, me golin e shënuar nga Patrik Pasha, në minutën e 21-të. Shifrat i barazoi Gentrit Limani, në minutën e 41-të nga pika e bardhë.
Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Ndërkohë në pjesën e dytë përkundër lojës së baraspeshuar, në fund Shqipëria arriti të shënojë një gol nga pakujdesia e mbrojtjes së Kosovës, kur Patrik Pasha shënoi golin e tij të dytë në minutën e 81-të. Miqësoren e radhës këto dy kombëtare do ta zhvillojnë, të shtunën, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...