Deputetja demokrate, Grida Duma, shpjegoi se çfarë do të ndodhë në protestën e 26 majit.
E pyetur në “syri.net” nëse do të ketë rrethim të kryeministrisë, Duma u shpreh se PD ka treguar gjithmonë të protestojë në mënyrë perëndimore.
‘Nuk na çudit aspak se sapo vijnë 48 orët e fundit para protestës kemi diversionin nga kampi kundërshtar. Ata duhet të krijojnë përshtypjen që këtu do të bëhet nami prandaj largohuni. Por nuk kemi ne pse u themi çfarë do të ndodhë.
Axhenda është që do të ketë një marshim që do të mblidhet drejt bulevardit qendror. Por besoj se axhenda nuk do të mbajë thjeshtë një divergjencë, por do të mbajë mesazhin e një revolte qytetare’, deklaroi Duma.
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...