Një mijë euro ishin shkaku që një prind në fshatin Karaçevë e Poshtme e Kamenicës rrahu djalin e tij për vdekje.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku tha se shkaqet e dhunës së prindit ndaj fëmijës ishin një shumë e parave prej 1 mijë eurosh të cilat dyshoheshin se janë marrë nga fëmija.
“I pandehuri, babai i fëmijës ka qëndruar disa ditë në një banjë shëruese dhe më pas është kthyer në shtëpi. Kur është kthyer e ka vërejtur se i kanë munguar 1 mijë euro nda 3 mijë sa kishte pasur. Babai ka dyshuar se paratë ia ka marrë fëmija i tij i cili ishte 14 vjeç. Ky ishte shkaku që ka shtyrë babain të rrahë me shkop druri për vdekje djalin e tij 14 vjeçar”, tha Maloku për Kallxo.com.
Ai shtoi se rastin në polici e kishte lajmëruar një kushëri i të pandehurit.
“Rastin në polici e ka lajmëruar një kushëri, ndërsa pas arritjes së policisë në vendin e ngjarjes, djali është marrë është dërguar në urgjencë pa shenja jete”, tha Maloku më tutje.
Sipas Malokut, babai i 14 vjeçarit në fillim i kishte gënjyer zyrtarët policorë se djali i tij ka pësuar aksident ndërsa me të filluar hetimet, djalit i ishin vërejtur shenjat e dhunës në trup, nga të goditurat të cilat i kanë sjellë vdekjen.
“Në fillim prindi ka gënjyer zyrtarët policorë se djali i ti ka pësuar aksident por policia më pas e ka kuptuar që e gjitha ka të bëjë me ushtrim të dhunës ndaj të miturit. Po ashtu i pandehuri ka sulmuar edhe vajzën e tij të vetme e cila është 17 vjeçare”, tha në fund Maloku.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...