Anxhela Peristeri është një ndër këngëtaret shqiptare e cila njihet për super vokalin e saj LIVE dhe për disa hitet që sjell.
Ajo ka qenë ë ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Show Magazinë ku ka treguar jetën e saj në Greqi dhe një ngjarje që i ka ndodhur.
Anxhela kishte punuar për 6 muaj me Eleni Foureirën, këngëtaren më origjinë shqiptare e cila këtë vit përfaqësoi Qipron në Eurovizion.
Por jo vetëm kaq Anxhela ka rrëfyer se ka rrahur edhe dy greke.
Në fakt ka qenë Albani ai që i ka thënë se Anxhela jo vetëm që nuk ndërroi origjinën por ka rrahur edhe dy grekë.
“Jo grek greke, sepse fillimit e mia ne Greqi ishin jo të mira duke qenë se paragjykohesha nga origjina ime. Një ditë më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyre. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeç dhe nuk është se e mendova shumë, po të ndodhte tani nuk do e bëja- u shpreh Anxhela.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...