Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith të emocionuar për krijimin e himnit të botërorit

16:47 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Ylli Hollywood-ia i filmit është duke bashkëpunuar me këngëtarin Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare Era Istrefi për të sjellur këngën zyrtare të kupës së botës në futboll FIFA 2018.

Kënga e cila titullohet ‘Live It Up’ pritet të lansohet nesër dhe për këtë këngëtarët që do të bashkëpunojnë janë shprehur të emocionuar, shkruan arbresh.info.

Aktori i njohur Will Smith ka deklaruar që është i nderuar që do të jetë pjesë e këtij projekti gjigant.

‘Është nder që të performosh në kupën e botës, është një ngjarje globale që bashkon njerëzit nga e gjithë bota në një eksperiencë magjike, tha aktori.

‘Bashkëpunimi me Nicky, Diplo dhe Erën në këtë rrugë përfaqëson harmoni. Në fund të ditës thjesht duam ta shohim botën duke vallëzuar”, vazhdoj tutje Smith,

Ndërsa ylli në ngritje këngëtarja shqiptare Era Istrefi deklaroj që është ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që ka përjetuar.

“Të jesh pjesë e këngës zyrtare të Kupës së Botës, FIFA 2018 ka qenë njëra ndër përvojat më të pabesueshme dhe emocionale që kam pasur deri tani. Ishte e mahnitshme të punosh me Diplo, Will Smith dhe Nicky Jam, për të cilët unë kam admirim të madh. Jam adhuruese e futbollit dhe mezi pres që të filloj Kampinati

Botëror” është shprehur këngëtarja shqiptare.

Sipas faqes zyrtare të FIFA-së kënga do të lansohet nesër në platforma të ndryshme ndërsa videoklipi publikohet me 7 qershor.

Himni zyrtarë i kampionatit botëror do të performohet nga tre këngëtarët me 15 korrik në stadiumin Luzhniki në Moskë ku edhe bëhet hapja zyrtare e kampionatit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme