Nikolla Gruevski, tashmë i dënuar me dy vite burg, për lëndën “Tanku”, deklaron se nuk i është lejuar që ta thotë fjalën e fundit në ditën e shpalljes së aktgjykimit ndaj tij.
Në profilin e tij në Facebook, Gruevski thotë se gjykatësja nuk e ka lejuar leximin, pasi që ka konsideruar se një pjesë e fjalimit është politik, dhe se nuk mund të thuhen në gjykatë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në fjalimin e tij, Gruevski thotë se ka dashur të gjej zgjidhje për emrin, por nuk ka dashur që të ndodh sipas dëshirës së fqiut jugor, pra Greqisë. Për këtë, Gruevski thotë se ka patur shumë trysni dhe kërcënime, kurse, siç e quan vetë, përndjekjen politike duhet ta paguaj si çmim për mbrojtjen e interesave kombëtare e shtetërore.
Me këtë rast, Gruevski e akuzon Zaevin, që përmes gjykatave dëshiron ta nxijr dhe nënçmojë.
Më tutje, në letrën që Gruevski thotë se u pengua që ta lexoj në gjykatë, thuhet se Maqedonia duhet të bëhet anëtare e NATo-së dhe BE-së, duke thënë se duhet të hyj me fytyrë dhe në rregull.
Sipas tij, vendimi i gjykatës mbase nuk do të jetë më në emër të popullit të Maqedonisë, por të Maqedonisë së epërme, të veriut ose të Vardarit, etj.
Në fund, Gruevski thotë se nuk dënohet vetëm ai, por dënohet sovranitetizmi si përcaktim në politikën e Maqedonisë.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...