Ky dy gjëra që funksionojnë realisht kur bëhet fjalë për rënien në peshë: ushqyerja mirë dhe aktiviteti fizik rregullisht. Të dyja këto janë shumë të vlefshme, por edhe kërkojnë shumë kohë dhe përpjekje për t’i përdorur.
Si të humbisni peshë shpejtë? Bëni këto 5 gjëra që të ndiheni më mirë dhe të humbisni peshë njëkohësisht:
Hani vakte, jo ushqime të shpejta
Gjithmonë na kanë rekomanduar që të hamë shpesh dhe pak për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Por, një studim i ri ka zbuluar se personat që hanë vakte më të bollshme dhe me më shumë lëndë ushqyese, peshojnë më pak, ndryshe nga ata që hanë më shpesh dhe përqendrohen tek ushqimet e shpejta, shumicën e rasteve të pashëndetshme.
Djersitni më pak
Vërtet! Gjatë një studimi u krahasuan grupe atletësh që vraponin ose ngisnin biçikletën për 30 ose 60 minuta në ditë. Grupi i parë humbën 33% më shumë peshë. Duke i humbur kaloritë nëpërmjet stërvitjes, trupi mund t’i grumbullojë ato më vonë duke lëvizur më pak dhe ngrënë më shumë.
Merrni fibra
Njerëzit që konsumojnë ushqime të pasura në fibra janë zakonisht më të dobët. Pse? Ato kërkojnë më pak energji për t’u tretur. Fibrat janë të rëndësishme për sistemin tretës, dhe meqë ju bëjnë të ndiheni të ngopur, mund t’ju ndihmojnë edhe për t’u dobësuar.
Flini në një ambient të ftohtë
Njerëzit kanë dy lloje dhjami në trup: bardh (ruan energjitë) dhe kaf (djeg kaloritë). Temperatura e ambientit mund të ndikojë tek to.
Gjatë një studimi, një grup vullnetarësh fjetën për një muaj në një ambient me temperaturë 23 gradë dhe tjetri në temperaturë 18 gradë. Pas 30 ditëve, vullnetarët e grupit të dytë kishin metabolizëm 10% më të shpejt. Prandaj uleni temperaturën në 18 gradë.
Mos e pastroni pjatën
Mos përfundoni duke ngrënë më shumë seç trupi ka nevojë. Lini ca ushqim në pjatë, që të merrni më pak kalori në ditë dhe të humbisni peshë brenda pak muajsh.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...