Google ADS

Emri, Cipras: Po punojmë për opsionet e Nimicit

15:00 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Partitë opozitare greke Demokracia e Re dhe Koalicioni për Demokraci vazhdojnë kundërshtimet e tyre ndaj propozimit për emrin ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

Sipas tyre ky propozim është simboli i irredentizmit.

Liderët e këtyre dy partive, Kirjakos Micotakis dhe Fofi Genimata gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar ekonomisë, drejtuan akuza të ashpra qeverisë së Ciprasit.

Micotakis kërkoi nga Cipras që të deklarohet se pranon apo refuzon propozimin Maqedonia e Ilindenit.

“Supozoj se kjo çështje është akoma në tryezën e bisedimeve. Supozoj se për këtë arsye ju kontaktuan Pens dhe Merkel. Po kirjoni përshtypje se bëhet fjalë për diçka që veçmë jeni dakorduar dhe tani nga e para po mendoni për të njëjtën”, u shpreh Micotakis.

Kryetarja e Koalicionit për Demokraci Fofi Genimata kërkoi zgjedhje për ruajtjen e interesave kombëtare greke pasi sipas saj qeveria aktuale është e rrezikshme, transmeton Alsat-M.

“Në një moment të favorshëm për çështjen e Shkupit, qeveria arriti të bisedojë për iredentizmin si zgjidhje, dhe kjo flet për madhësinë e problemit”, tha Genimata.

Në përgjigjen e tij kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras u shpreh se Greqia po negocion duke u bazuar në katër propozimet nga OKB, konkretisht pakoja e propozimeve të ndërmjetësit Metju Nimic, duke hedhur poshtë kështu propozimin që bëri bujë Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme