Xhaferi sot në Preshevë, takon Shqiprim Arifin

14:09 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ka përfunduar vizitën zyrtare në Beograd, por gjatë kthyerjes do të ndalet në Preshevë, ku pritet të takohet me Kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifi.

Paraprakisht në takimin me kryeministren serbe në Beograd Ana Bërnabiq, Xhaferi e theksoi nevojën për hapjen e kalimit kufitar Miratoc – Llojanë për lehtësimin e komunikimit për nevojat e përditshme të popullatës së atjeshme lokale, për arsye se siç tha politikanët janë të obliguar të punojnë për të mirën e qytetarëve, njofton TV21.

Në takim u fol edhe për gjëra tjera. Xhaferi tha se procesi i Berlinit është bazë e mirë për ndërlidhjen infrastrukturore, duke e njoftuar me këtë rast kryeministren Bërnabiç për aktivitetet dhe projektet që janë në rrjedhë ose po tani më janë përfunduar në Maqedoni në kontekst të korridoreve 8 dhe 10.

Në vazhdim, Xhaferi shprehu pritje dhe shpresë se për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe e ftesës ftesë për hyrje në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme