Ky është momenti tronditës kur një infermier është goditur në mënyrë të përsëritur nga një burrë saudit – i cili u “tërbua” pas refuzimit të dhënies së ilaçeve pa recetë.
Sipas Daily Mail , Rolando Mina, 29 vjeç, ishte duke plotësuar dokumentet në një tavolinë pritëse në një spital në Medina, Arabinë Saudite, më 17 maj.
Në pamjet e publikuara, i dyshuari 23-vjeçar afrohet në tavolinën e infermierëve dhe lufton me Rolando para se ta godiste me thikë në parakrahin e majtë ndërsa ai përpiqet të mbrojë veten.
I frikësuari Rolando bllokon thikën, por burri kthehet dhe e godet me thikë në krahun e djathtë.
Ai tha: “Fillimisht isha i tronditur. Mendova se ai po më rrihte, kështu që instikti im ishte ta bllokoja”.
“Vetëm pas kësaj unë ndjeva dhimbjen, pashë gjakun dhe e kuptova se kishte një thikë. Unë jam mirënjohës për kolegët e mi për ndihmën e ofruar”.
Policia arrestoi sulmuesin e dyshuar i cili u tha oficerëve se ai u zemërua pasi Rolando, një punëtor nga Filipinet, refuzoi t’i jepte ilaçe pa recetë
https://www.youtube.com/watch?v=QIz0W3FFntY
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...