Kryeministri Edi Rama e cilësoi audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike si “një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”.
“Historia është shumë serioze: janë vetëm aktorë që luajnë rolin. Kam shpresë që do të dalin nga hetimi skenaristët, regjisorët e producentët. Pyes veten se çfarë do të bëni kur të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë? Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit”, deklaroi kreu i qeverisë.
Rama shtoi nga foltorja e Kuvendit: “Si do ju duket vetja pasi të dilni në protestë se keni dalë në protestë njësoj siç shkohet në kinema për të parë një film. Secili bën atë që do, fatmirësisht koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi, por në morg, ka vdekur. Por, çështja nuk është protesta, por tallja e madhe. Mendojeni këtë që të mos ju duket vetja të keqpërdorur”./tch
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...
Qipro arrin fitore ndaj Lituanisë