Mësohen tre kundërshtarët e mundshëm të Dritës për raundin para-kualifikues të Ligës së Kampionëve

11:32 | 24 Maj 2018
Arbresh Info

Tashmë pothuajse është zyrtare dhe dihen tre kundërshtarët e skuadrës kosovare, Dritës nga Gjilanit, në Ligën e Kampionëve.

Drita nga Gjilanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2017/18.

Kjo arritje e tyre ka bërë që skuadra nga Gjilanit të hyjë në kualifikime për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, droja e ‘Intelektualëve’ ishte te dinë kundërshtarët e tyre dhe tashmë është thuajse zyrtare dhe dihen se cilat janë tre kundërshtarët e tyre.
Skuadra Lincol Red nga Gjibraltari, ajo e Andorrës Santa Coloma dhe nga San Marino La Fiorita janë tre kundërshtarët e mundshëm të Dritës në raundin para-kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Shorti për ndeshjet gjysmëfinale do të hidhet më 12 qershor mes tre skuadrave dhe Dritës, ku do zhvillohet vetëm nga një ndeshje.

Fituesit nga dy përballjet do luajnë në një finale, për një vend që dërgon në rundin e parë kualifikues.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi Drita në raste se nuk arrin të sigurojë një vend në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do kualifikohet direkt në rundin e dytë të Ligës së Evropës, aty ku ka gjithashtu shumë skuadra të mëdha Evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme