Moderatori i njohur bëhet baba për herë të parë

11:15 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi. Ditën e sotme, moderatori i njohur Eno Popi është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij Atena ka sjellë në jetë vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Liv.

“Revistawho.com” ka zbuluar se domethënia e emrit të vogëlushes është “Jetë”.

Vajza ka ardhur në jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka do të thotë se Eno ende nuk e ka përjetuar emocionin për të mbajtur në krahë të voglën e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme