Google ADS

Dimitrov në New York, cikël i ri bisedimesh për çështjen e emrit

11:11 | 24 Maj 2018
A. B.

Ministri i punëve të jashtme Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë në New  York ku do të takohet me homologun e tij grek Nikos Kozias dhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic.

Javët e kaluara kryeministrat e dy vendeve në një takim kokë më kokë për herë të parë arritën në një farë zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për dy palët, por megjithatë dy ditë më pas kabineti i Cipras e hodhi poshtë atë me pretekstin se kërkoni një emër me përcaktues kohor apo gjeografik.

Nga ana tjetër Qeveria e Maqedonisë mbrëmë doli me qëndrim se ajo mbetet në versionin e fundit atë ‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ dhe se ky propozim i plotëson kushtet e përcaktimit kohor dhe gjeografik.
‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ është emër me përcaktim kohor i cili thirret në data konkrete të kaluarës dhe është mundësi reale për kompromis të mundshëm që pajtohen dy palët. Presim që propozimi të jetë i kuptueshëm dhe të ketë përkrahje më të gjerë në Athinë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

“Me këtë emër, bëjmë dallimin e komplet rajonit të Maqedonisë në Greqi. Dallim në cilin do aspekt. Kryengritja e Ilindenit është lufta e popullit tonë multietnik për të drejta sociale dhe liri. Dhe nuk ka aspirata territoriale kundrejt asnjë vendi fqinj, përfshi edhe Greqinë. Kjo është e njëjta luftë edhe në vitin 1903 edhe në 1944”, thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë.

Sipas mediave greke ky takim në Nju Jork i Dimitrovit dhe Kociasit me mediatorin Nimic është i rëndësishëm dhe kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të bisedimeve.
Sipas mediave greke,“Nova Makedonija” dhe “Gorna Makedonija” janë variante të mundshme për zgjidhjen, të cilat ishin opsione që në fillim të bisedimeve mes qeverisë së Zaevit dhe asaj të Ciprasit./Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme