Gjiganti në Serie A, Napoli zyrtarisht ka emëruar të mërkurën trajnerin Carlo Ancelotti si zëvendësues të Maurizio Sarrit.
Trajneri i ri tashmë i ka ofruar “Partenopeit” një listë me shënjestrat për transferim dhe sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, besohet se e kryeson atë, transmeton portali arbresh.info.Napoli dëshiron të rindërtoj skuadrën pas një sezoni fantastik në ligë në mënyrë që të lansoj një sfidë edhe më ambicioze në Serie A në mënyrë për t’i dhënë fund shtatë viteve radhazi dominim të Juves.
Karim Benzema ka pasur vështirësi së fundi në Real Madrid për shkak të performancave nën nivel të duhur dhe ka qenë vazhdimisht subjekt i spekulimeve në media. 30-vjeçari francez nuk ka shënuar më shumë se 10 gola brenda 43 ndeshjeve kompetitive për finalistin në Ligë të Kampionëve.
Benzema dhe Ancelotti kanë shijuar një raport frytdhënës në Santiago Bernabeu dhe trajneri italian është i bindur që raporti i tij me sulmuesin francez mund t’i ndihmoj Napolit në këtë super transferim./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...