Apple lançon një portal ku përdoruesit mund të shkarkojnë të dhënat e tyre

09:49 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Apple ka lançuar një portal për privatësinë ku përdoruesit mund të shkarkojnë të gjithë informacionin dhe të dhënat që kompania ka i cili është i lidhur me ID e tyre të Apple.

Portali ju lejon të merrni informacione duke përfshirë: aktivitetin tuaj në App Store, iTunes Store, iBooks Store dhe Apple Music; aktivitetin tuaj në dyqanin online të Apple dhe në dyqanet e shitjeve me pakicë; çdo histori suportuese AppleCare dhe riparimet që mund të keni kërkuar; dhe të dhëna të tjera si faqeshënuesit iCloud, shënimet e kalendarit, përkujtuesit, foto dhe dokumente të tjera, përcjell PCWorld Albanian.

Për të hyrë në këtë burim informacioni, thjesht hyni në llogarinë tuaj Apple në faqen private të kompanisë.

Faqja aktualisht është në dispozicion vetëm për llogaritë e bazuara në Bashkimin Evropian dhe është publikuar përpara Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave, e cila duhet të hyjë në fuqi më 25 maj.

GDPR vendos rregulla të reja për mënyrën se si kompanitë menaxhojnë dhe ndajnë të dhënat personale.Apple thotë se portali i privatësisë do të hapet në mbarë botën gjatë muajve të ardhshëm.

Pasi të keni hyrë,do të keni mundësi për të korrigjuar të dhënat tuaja nëse informacioni që Apple ka është i pasaktë, çaktivizoni përkohësisht llogarinë tuaj ose ta fshini atë përgjithmonë nga të gjitha shërbimet e Apple).

Nëse e çaktivizoni llogarinë tuaj, nuk do të mundeni të aksesoni blerjet tuaja nga iTunes Store, iBooks ose App Store.Ju gjithashtu nuk do të jeni në gjendje të përdorni iMessage, FaceTime ose shërbime të tjera iCloud.

Vlen të theksohet se për shkak të sasive të mëdha të të dhënave, Apple thotë se dosjet mund të zgjasin deri në një javë për t’u përgatitur.Apple do t’ju tregojë kur të dhënat tuaja janë gati për shkarkim dhe këto skedarë fshihen automatikisht pas dy javësh.

Nëse jeni i shqetësuar për madhësinë e skedarëve, Apple ju jep një mundësi për të zgjedhur një maksimum (1GB, 2GB, 5GB, 10GB ose 25GB) dhe Apple thotë se do t’i ndajë të dhënat tuaja në skedarë me madhësi të zgjedhur ose më të vogla.

GDPR ka nxitur një numër të kompanive për të krijuar platforma të reja të privatësisë për përdoruesit.Facebook njoftoi kohët e fundit se do të fillonte kontrollet e reja të privatësisë, ndërsa të tjerët po i përditësojnë kushtet e shërbimit dhe mjetet e të dhënave në përgatitje për rregullat e reja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme