Google ADS

Merkel në Kinë, në kohën e shqetësimeve për tregtinë

09:46 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë sot në Pekin kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, për të theksuar rëndësinë e dialogut midis Kinës dhe Gjermanisë në kohën e shqetësimeve për tregtinë me Shtetet e Bashkuara dhe tërheqjes së Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Merkel ka theksuar edhe rëndësinë për konsultime të rregullta me Kinën mbi çështjet e të drejtave të njeriut, shkencën dhe teknologjinë.

Kjo është vizita e parë e Merkelit në Kinë, prejse ajo ka formuar qeverinë e re.

Ajo pason udhëtimet e saj në Uashington, ku ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump, dhe në Soçi të Rusisë, ku ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme