Google ADS

Dhunë, tension e kaos, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

09:35 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Sot në orën 10.00 mblidhet Kuvendi për mbajtjen e seancës së radhës parlamentare.

Seanca e sotme pritet të shoqërohet me tensione dhe debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.

Shkak është bërë kërkesa e opozitës për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sot PD ka paralajmëruar një seancë të pazakontë. Kreu i PD-së pritet të mbajë fjalën e tij dhe më pas deputetët e PD e LSI do të bllokojnë foltoren në shenjë proteste. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme