Google ADS

Turqi: Shirat dhe vërshimet, po hapin gropa gjigante në qytet që po përpijnë veturat

08:54 | 24 Maj 2018
A. B.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe vërshimet kanë prekur qytetin turk Erzurum, që për më shumë se tri ditë është përballur me kriza të ndryshme.

Vërshimet që kanë prekur pjesën lindore të Turqisë, ka bërë që shumë rrugë të shkatërrohen dhe të hapen gropa gjigante që përpinë vetura, transmeton Telegrafi.

Në videot e publikuara më poshtë mund të shihet një veturë e bardhë, që e përpinë një gropë që ishte hapur në mes të rrugës.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë prekur edhe Ankaranë, ku si pasojë janë shkatërruar disa objekte dhe vetura të shumta.

https://youtu.be/Yk-1EkEZ5d8

 

https://www.facebook.com/severeweatherEU/videos/2230723053817450/?t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme