Bastiset gjatë natës Prokuroria e Durrësit

08:19 | 24 Maj 2018
Arbresh.info

Sulmohet për herë të dytë organi i akuzës durrsake.

Natën e kaluar, persona ende të paidentifikuar janë futur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, që ndodhet në katet e fundit të godinës që e ndan me Gjykatën.

Mësohet se autorët kanë vjedhur dokumenta në zyrat e prokurorisë.

Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj vjedhjeje dhe natyra apo sasia e dokumentave dhe dosjeve hetimore të vjedhura.

Më 8 maj u grabit edhe korrespondenca e prokurorisë, përmes sulmit në mes të ditës të korrierit që sapo e kishte tërhequr atë nga filiali kryesor i postës./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme