Stili modern i jetës pa baktere, pasuar nga infeksionet me kalimin e moshës, mund të bëhen shkak për zhvillimin e leucemisë, sugjeron një studim i ri.
Studimi, i publikuar të hënën tek revista “Nature Reviews Cancer”, ka zbuluar se leucemia akute limfoblastike, lloji më i përhapur i kancerit gjatë fëmijërisë, shkaktohet nga një proces dy-fazash.
Hapi i parë është mutacioni gjenetik para lindjes, që përcakton rrezikun e zhvillimit të kësaj forme të leucemisë tek fëmija. Hapi i dytë është ekspozimi ndaj infeksioneve të caktuara me kalimin e moshës, pas kalimit të fëmijërisë në sterilitet të plotë Më specifikisht, fëmijët që rriten në pastërti të plotë gjatë vitit të parë dhe ndërveprojnë më pak me fëmijët e tjerë, janë më shumë të rrezikuar që të zhvillojnë leucemia akute limfoblastike. Profesori Mel Greaves, nga Instituti i Hulumtimit të Kancerit, sugjeron se ky lloj kanceri mund të parandalohet.
“Ky studim është fryt i disa dekadave punë kërkimore dhe jep një shpjegim më të qartë se si zhvillohet kjo formë e leucemisë në fëmijëri”, u shpreh ai gjatë një deklarate për shtyp. “Studimi sugjeron se ky lloj kanceri ka një shkak të qartë biologjik dhe nxitet nga një sërë infeksionesh tek fëmijët sistemi imunitar i të cilëve nuk është formuar si duhet”./Shëndeti
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...