Të jesh single, pra pa partner nuk është edhe aq keq sa duket.
Ekspertët sqarojnë disa gjëra që njerëzit i mësojnë kur janë beqarë.
-Mësojnë të shkojnë vetëm në festa
Fakti që mund të shkosh në një festë vetëm, mund të duket e frikshme, por nuk është e tillë. Ju zbuloni te vetja juaj, aftësinë për të bërë miq të rinj, pa pasur nevojën e personave të tjerë. Jini vetvetja dhe të tjerët do t’ju duan pranë vetes së tyre.
-Bukuria e vetmisë
Një nga gjërat më të frikshme në botë është vetmia. Duke qenë i vetëm, sidomos për një periudhë të gjatë kohe, ju jep hapësirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë mendoni. Pasi ju ta njihni veten tuaj më mirë, vetmia nuk është edhe aq keq, ajo mund të jetë relaksuese.
-Ju mësoni të vlerësoni më shumë shoqërinë
Edhe kur je në një lidhje ke shoqëri, por kur je vetëm ke më shumë kohë të qëndroni me ta. Kjo ndodh më shumë kur shoqëria nuk të imponon dhe të pranon të shprehesh lirshëm emocionalisht.
-Ju fokusoheni vetëm te vetja juaj
Ju keni më shumë kohë të mendoni se çfarë dëshironi të bëni në jetë. Ju keni më shumë mundësi për të marrë vendime, gjë që ju ndihmon të rriteni më shumë. Duke njohur veten, mund të jeni të gatshëm të gjeni personin që meritoni.
-Më shumë jetoni sesa dilni në takim
Në radhë të parë çdo njeri duhet të jetojë jetën e tij në mënyrën më të mirë për të. Kur je single, sipas intv.al i kushton më shumë rëndësi jetesës individuale, sesa frekuentimeve me dikë. Takimet romantike, sipas intv.al janë në plan të dytë.
-Mësoni të zgjidhni vet problemet
Kur je në një lidhje, partneri merr pjesë në zgjidhjen e një problemi, por kur je vetëm duhet t’ia dalësh mbanë pa suportin e dikujt tjetër. Kjo është një ndër gjërat më të mira që mund të arrini, pasi do mësoheni më shumë si t’i përballoni me lehtësi situata të ndryshme.
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...