Keqpërdoret emri i deputetit Daut Haradinaj, lajmëron policinë

23:32 | 23 Maj 2018
M. A.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se një njeri po thirret në emër të tij, duke shqetësuar kështu persona të shumtë.

Sipas tij, njëri nga njerëzit që e ka shqetësuar ky numër është edhe Agim Cana, babai i Lorik Canes.

Haradinaj ka treguar se tashmë e ka njoftuar policinë për këtë rast, duke e bërë publik edhe numrin me të cilin po thirret në emër të tij.

“Ky nr po thirret si Daut Haradinaj, njërin nga njerëzit që e ka shqetësuar është edhe Agim Cana babai i Lorik Canes.

Policia janë të informuar, por ju lus nëse keni informacion ndihmoni policinë.

Ky është nr që telefonon: 049444584

DH”, ka shkruar Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme