Familja e Aviciit jep detaje për funeralin e tij

23:05 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

DJ i shumë hiteve Avicii ndërroj jetë në rrethana të dyshimta ndërsa pas një muaj nga vdekja e artistit familja ka dhënë detaje rreth funeralit të tij.

Dj Suedez emri i vërtet i të cilit është Tim Bergling ka lënë pas një karriere të bujshme dhe hite të shumta siç janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother” ndërsa tani familja e tij ka bërë të ditur detajet për varrimin e tij.

“Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me varrimin e Tim Bergling, nga fansat e muzikës së Aviciit. Familja e tij ka konfirmuar se funerali do të jetë privat në prani të njerëzve që ishin më të afërt me Tim. Ata me mirësi kërkojnë nga mediat ta respektojnë këtë”, u tha në deklaratën e lëshuar nga familja.

Dj i njohur ndërroj jetë në prill të këtij viti gjatë pushimeve në Omanë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme