Ajo është një nga këngëtaret më të mira shqiptare, që ka arritur të prekë majat, pa u dashur që të ekspozohet shumë lidhur me jetën e saj private.
E kemi fjalën për Anxhela Peristerin e cila së fundi ka dhënë një intervistë për revistën “Who” dhe ka dashur ta verë theksin mbi racizmin.
Këngëtarja ka jetuar për disa vite në shtetin fqinj, Greqi dhe e ka përjetuar për disa kohë racizimin dhe diskriminim mbi vete. Për këtë arsye ajo ka dashur të realizojë një kopertinë ndryshe nga herët e tjera, as e zhveshur e as duke pozuar vetëm.
Kësaj here këngëtarja ka pozuar me disa fëmijë të racave të ndryshme për të treguar se për të racizmi nuk duhet të ekzistojë.
Pyetjes nëse racizmi i hapi mendjen apo e kompleksoi më shumë, Peristeri i’u përgjigj: “Sigurisht që më hapi mendjen. Atje e ndjeva për herë të parë racizmin dhe më shoqëroi për një kohë të gjatë. Megjithatë puna dhe talenti im i bënin njerëzit të mos merreshin shumë me këtë pjesë pavarësisht se u privova nga shumë gjëra për shkak të origjinës sime që theksoj se nuk e fsheha asnjëherë. Megjithatë nuk janë të gjithë njësoj. Kam shumë miq të mirë në Greqi, miq që me vite të tëra po më tregojnë se nuk ka asnjë vlerë nacionaliteti yt, ngjyra apo shtresa shoqërore. Rëndësi ka njeriu që je”.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...