Një numër rekord britanikësh kanë marrë nënshtetësi gjermane në vitin 2017, kanë theksuar autoritetet.
Zyra Federale e Statistikave Gjermane (Destatis) tha se 162% më shumë mbajtës të pasaportave britanike kanë marrë shtetësinë gjermane gjatë vitit të kaluar, transmeton portali arbresh.info
Numri i përgjithshëm i gjermanëve të rinj me origjinë britanike ishte 7.493.
Sipas autoriteteve shkaku kryesor për rritjen e numrit të kërkesave për pasaporta gjermane është Brexit, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.
Në 2016 numri ishte 2.865, një hap i 361% nga 2015, kur 622 britanikë e bënë këtë veprim.
Autoritetet theksojnë se tendenca shtetasve britanikë që duan pasaporta gjermane është në rritje.
Gjatë dy viteve të fundit, anglezët janë të dytët, pas turqve që kanë kërkuar shtetësi gjermane./arbresh.info/
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...
Plagoset një person në Mitrovicë
Trump: Zgjedhjet në SHBA, ndër më të rëndësishmet në histori...
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...