Google ADS

Rusia sulmon Pentagonin

09:59 | 7 Gusht 2015
Arbresh Info

‘NBC News’ ka raportuar që Rusia ka lansuar atë që zyrtarët në SHBA e quajnë ” sulm kibernetik të sofistikuar” në sistemin e paklasifikuar të e-mail adresave tek stafi i Pentagonit.

Sipas raportit, sistemi është fikur dhe është nxjerrë jashtë linjave rreth dy javë më parë, transmeton arbresh.info. Zyrtarët kanë thënë që rrjeti në të cilin sulmi i sofistikuar kibernetik u zhvillua, ndodhi më 25 korrik duke prekur kështu të dhënat e 4.000 ushtarëve dhe civilëve që janë pjesë e stafit.

Sulmi duket që është kryer nga një sistem automatik që është në gjendje të grumbullojë sasi të mëdha të dhënash, që pastaj në mënyrë të shpejtë i shpërndan ato në qindra llogari për ruajtjen e të dhënave.

Zyrtarët besojnë që hakerët kanë koordinuar sulmin përmes llogarive të koduara të rrjeteve sociale. Ende mbetet e paqartë nëse qeveria ruse ishte direkt e përfshirë, por këto burime tregojnë që sulmi ishte kryer nga persona të brendshëm qeveritar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme