Pas grumbullimit të para një muaji kryesisht me futbollistë vendor, Kosova U-19, sërish ka bërë grumbullimin e grupit të futbollistëve edhe të atyre që luajnë në klubet evropiane dhe pas një stërvitje që patën dje në stadiumin “Ekrem Graiçevci” në Fushë Kosovë, ata sot u nisën drejt Durrësit.
Kosova U-19 do të qëndrojë në Durrës deri më 26 maj, dhe do t’i zhvillojë dy ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.
Të parën më 24 maj në “Elbasan Arena” në orën 16.00 dhe të dytën më 26 maj në “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 17.00 . Kështu që dy përzgjedhësit Ramiz Krasniqi i Kosovës dhe Erjon Bogdani i Shqipërisë kanë rastin të testojnë dhe të përzgjedhin më të mirët, krejt këtë si parapërgatitje për kualifikimet për Kampionatin evropian. Para nisjes, përzgjedhësi i Kombëtares U-19 Ramiz Krasniqi, u shpreh:”.
Ne kemi filluar përgatitjet për Kampionatin evropian. Majin e kaluar patëm një grumbullim dhe tash kemi grumbullimin e dytë dhe në programin tonë është edhe grumbullimi i tretë në fund të gushtit para se të shkojmë në kualifikime. Nga të gjitha këto grumbullimet ne po besojmë dhe shpresojmë të bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Këto përgatitje dhe këto ndeshje miqësore do ta na shërbejnë të shohim cilësitë individuale, por dhe kolektive si ekip në mënyrë që të japim maksimumin në kualifikime. Kemi mjaft futbollistë cilësor por që nevojitet një punë permanente për të arritur qëllimin”.
Lista
Ilaz Mjaku, anëtar i KE
Rinor Havolli, menaxher i ekipit
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
Nazmi Rama, trajner
Xhelaledin Karabegu, trajner i portierëve
Isuf Maraj, fizioterapeut
Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Futbollistët
Flamur Gashi
Edison Rexhepi
Albion Pllana
Adonis Zeqiri
Art Maloku
Bernar Kastrati
Arlind Ademi
Lot Celina
Leonit Vitija
Alban Shabani
Andi Seferi
Alban Kadriju
Ilir Krasniqi
Maxi Rugova
Leutrim Reka
Enis Kavkazi
Bleon Sekiraqa
Gentrit Limani
Nikson Mema
Bleart Tolaj
Riza Zhdrella
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...