Google ADS

Presidenti Infantino i shkruan presidentit Vokrri, e uron Dritën

17:16 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino i ka dërguar presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri një telegram urimi për skuadrën e Dritës, me rastin e shpalljes kampion i Kosovës për edicionin 2017/2018.

Kjo është letra e presidenti Infantino që i ka dërguar presidentit Vokrri:

I dashuri president,

Drita është kampion i Kosovës për edicionin 2017/18. Kjo më jep kënaqësi për t’i dërguar urimet e mia më të ngrohta Dritës për titullin e tyre të dytë të kampionit.

Ky titull është si rezultat i përkushtimit të të gjithëve dhe përgëzimet e mia shkojnë për lojtarët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor si dhe për tifozët për këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit do të doja të falenderoja Dritën dhe federatën tuaj, që na ka ndihmuar të shpërndajmë mesazh pozitiv për futbollin.

Jam në dispozicionin tuaj dhe pres që të takohemi së shpejti”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme