Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka arritur në Kiev të Ukrainës.
Bukuroshja nga Prishtina tashmë është konfirmuar si performuese në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ajo do të performojë hitin e saj “New Rules” në një skenë të improvizuar gjigante që do të ngritet në fushën e stadiumit olimpik të Kievit.
Këngëtarja me suksesin e saj ka arritur të bindë institucionin më të lartë të futbollit evropian që të jetë përfaqësuesja artistik e mbrëmjes më të madhe të futbollit evropian.
Dhe, tashmë Dua ka arritur në kryeyqtetin e Ukrainës, ku ka paralajmëruar edhe performancë të zjarrtë.
“U zgjova në Kiev. Ukrainë jam këtu për finalen e Ligës së Kampionëve. Mezi pres që ju ta shihni këtë që po bëj gati në prova. Duajeni dhe jetojeni”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.
Dua Lipa së fundmi qëndroi në Las Vegas ku ka realizuar performanca për Billboard Awards dhe The Voice of USA.
https://www.instagram.com/p/BjG4NHhFwar/?taken-by=dualipa
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...