Google ADS

Vasilyev: I tregova Mbappes për ofertën 180 milionëshe nga Real Madridi

15:22 | 23 Maj 2018
Arbresh Info

Zëvendës presidenti i AS Monacos, Vadim Vasilyev ka zbuluar se Real Madridi ishte i gatshëm të paguaj 180 milionë euro për Kylian Mbappen verën e kaluar.

Mbappe eventualisht zgjodhi që t’i bashkohet Paris Saint Germainit si një i huazuar për një sezon dhe më pas transferimin e përhershëm për një tarifë prej 180 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

“E mbaj mend, ne ishim në stërvitje, Real Madridi më thirri dhe më tha: ‘Ne pranojmë të paguajmë 180 milionë euro për Kylian Mbappen'”, ka thënë Vasilyevi.

“E shoh Kylianin dhe i tregoj atij: ‘Ne kemi pranuar një ofertë të pamundur për tu refuzuar, është klubi juaj i ëndërruar, mendojeni mirë dhe më tregoni përgjigjen tuaj”

“Ne nuk kemi vendosur në vend të tij, varej nga ai vendimi. Ai më tha më pas: ‘Unë dua të shkoj në Paris’. Pastaj, aty ishin shumë detaje për tu finalizuar dhe deri në ditën e fundit unë kam dyshuar në këtë transferim”

/arbresh.info/

Të ngjashme