Pasi fitoi Evropa Ligën, Fernando Torres është duke u përgatitur për largim nga Atletico Madridi.
Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Chelseas është përfolur për transferim në MLS si dhe ribashkim me trajnerin Rafa Benitez te Newcastle United, megjithëse raporte të ndryshme e lidhin gjithashtu atë edhe për kalim te skuadra kineze Beijing Renhe, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, bazuar në ‘Marca’, spanjolli ka pranuar një ofertë të re dhe interesante që do t’i siguroj atij transferimin në Japoni ku klubi Sagan Tosu në J1 League është duke e kërkuar.
Klubi ka ngecur në zonën e dëbimit dhe ata shpresojnë që 34-vjeçari do t’i ndihmonte atyre rreth këtij rasti.
Ata janë të gatshëm për të paguar 4 milionë euro në vit për shërbimet e tij./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...