Google ADS

Cristiano Ronaldo zbulon planin e tij për pensionim në Real Madrid

14:43 | 23 Maj 2018
Arbresh Info

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka zbuluar kur ka në plan të pensionohet nga futbolli dhe kjo gjë duket se nuk do të ndodhë së shpejti.

Reprezentuesi i Portugalisë posedon njërën nga karrierat më të ilustruar në botën e fundit dhe ende konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë ndonjëherë, transmeton portali arbresh.info.

“Tani, unë jam në moshën biologjike prej 23 vjeç”, ka thënë Ronaldo për ‘El Chiringuito’. “Kam ende shumë kohë në dispozicion, unë mund të luaj deri në moshën 41 vjeçare. Jam duke u ndier mirë, nuk mund të ankohem”

“Ne do të luajmë një tjetër finale të shtunën dhe tifozët janë prapa Cristianos”

Ronaldo ka folur gjithashtu rreth raportit të tij me presidentin Florentino Perez duke mohuar se ka ekziston ndonjë problem mes tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme