Ata madje janë të indinjuar me akuzat që ish klubi i tyre Prishtina po i bën në drejtim të kapitenit dhe ikonës së Prishtinës, por edhe të futbollit tonë, Fadil Vokrrit.
Prishtina dhe tifozët e saj ditët e fundit kanë akuzuar dhe sulmuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për kinse ndihmën që i ka dhënë Dritës drejt triumfit në Superligë.
por, me këto akuza dhe me fushatën e tyre, nuk pajtohet gjenerata e artë e kësaj skuadre, e cila sot ka mbajtur një konferencë për media, ku së bashku i kanë dal në ndihmë bashkëlojtarit të tyre.
Ata madje janë të indinjuar me akuzat që ish klubi i tyre Prishtina po i bën në drejtim të kapitenit dhe ikonës së Prishtinës, por edhe të futbollit tonë, Fadil Vokrrit.
Në komunikatë për media të cilën e lexoi legjenda dhe trajneri i mirënjohur, Ajet Shosholli, ata thonë se është e pakuptimit që kryesia aktuale e klubit që në fakt nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe me klubin e dikurshëm për çdo dështim të tyrin e dorën në zemër ato dështime po janë të shpeshta e të shumta, provojnë ta manipulojnë opinionin dhe çdo herë si fajtor kujdestar gjejnë ish kapitenin tonë, Vokrrin, njeriun me të cilin krenoheshim jo vetëm ne por e tërë Kosova e më gjerë.
Ata madje insistojnë se prishtina është duke manipuluar me opinionin në çdo mënyrë. Për më shumë pyesin se si është e munduar sido që të jetë kam vetëm një pyetje për ju. Pse në rrethin tuaj nuk është asnjë prej ish futbollistëve të klubit, as një prej ish pjesëtarëve të gjeneratës së artë. Si i keni sabotuar të gjithë, si i keni larguar nga klubi të gjithë, Vokrrin, Muriqin, Cimilin, Rugovën, Krasniqin, Shengylin, Shalen, Sinanin e shumë të tjerë me radhë.
Krejt në fund, ata kërkojnë që në vend se të merret me insinuata e me përgatitjen e skenarëve për të ofenduar e akuzuar të tjerët, të merret me organizim më të mirë e ta kthej Prishtinën në vendin që i takon.
Kjo është komunikata e plotë e gjeneratës së artë të Prishtinës:
“Të nderuar,
Si një prej trajnerëve të parë të gjeneratës që solli gëzimin më të madh te adhuruesit e futbollit në Kosovë, gjeneratës së artë të Prishtinës dhe me pajtimin e tyre kam vendosur që të flas në emër të gjithë bashkëlojtarëve të dikurshëm e miqëve të mijë të sotëm në lidhje me zhvillimet e fundit në futbollin tonë.
Jemi mbledhur e kemi diskutuar dhe jemi thellësisht të zhgënjyer e të indinjuar me ato që kemi dëgjuar e lexuar në media gjatë këtyre ditëve, me sjelljet e ish klubit tonë të cilin dikur e prezantonim me shumë krenari edhe në shumë shtete tjera përveç Kosovës.
Jemi posaçërisht të indinjuar me akuzat që ish klubi ynë Prishtina po i bën në drejtim të kapitenit dhe ikonës së Prishtinës por edhe të futbollit tonë, Fadil Vokrrit.
Është e pakuptimit që kryesia aktuale e klubit që në fakt nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe me klubin e dikurshëm për çdo dështim të tyrin e dorën në zemër ato dështime po janë të shpeshta e të shumta, provojnë ta manipulojnë opinionin dhe cdo herë si fajtor kujdestar gjejnë ish kapitenin tonë, Vokrrin, njeriun me të cilin krenoheshim jo vetëm ne por e tërë Kosova e më gjerë.
Dua t’ ua përkujtoi këtyre zotërinjve që nuk kanë shumë lidhje me emrin e vërtetë të Prishtinë e aq më pak me futbollin, duhet ta dinë që klubi i Prishtinës është themeluar në vitin 1922 e jo në vitin 2006-të, Prishtina ka ekzistuar madje shumë më suksesshëm shumë kohë para tyre, por asnjëherë nuk ka pasur qellim që për dështimet e saj gjithmonë të fajësoi dikë tjetër, siç po bëjnë këta zotrinjë tani.
Në vitet e ish Jugosllavisë klubi ynë është përballur kundër një sistemi të tërë që ka provuar ta pengoj në cdo segment, por kemi luajtur e u’a kemi mbyllu gojen me futboll dhe nuk jemi ankuar edhe pse atë kohë kemi pasur shumë arsye, për dallim prej tash kur nuk ekziston as arsyeja më e vogël për të ndjellur luftë të tillë, për të përgatitur skenare të tilla, sidomos ndaj një njeriu që e ka ngritur lartë e më lartë emrin e Prishtinës ndër vite.
Ju po e manipuloni opinionin në çdo mënyrë, sido që të jetë kam vetëm një pyetje për ju. Pse në rrethin tuaj nuk është asnjë prej ish futbollistëve të klubit, as një prej ish pjesëtarëve të gjeneratës së artë. Si i keni sabotuar të gjithë, si i keni larguar nga klubi të gjithë, Vokrrin, Muriqin, Cimilin, Rugovën, Krasniqin, Shengylin, Shalen, Sinanin e shumë të tjerë me radhë. Mbase njohuria dhe përvoja e tyre në futboll u’a penguar që të zbatoni planet tuaja për të përfituar materialisht e për të bërë emër në krah të klubit tonë?!!!
Po e shoh që publiku prishtinas është i manipuluar deri në një masë, por ka filluar ta kuptoj të vërtetën, ka nisur ti njoh më mirë këta individë që deri sa kanë ardhur në klubin e Prishtinës kurrë në jetën e tyre nuk kanë pasur as një lidhje me futbollin.
Publiku prishtinas duhet ta kuptoj pse klubi ynë urrehet pothuajse çdokënd në Kosovë?
Pse klubi ynë ka humbur simpatinë në tërë vendin?
Apo ndoshta të gjithë janë të këqinj e vetëm ju jeni engjëjt e këtij futbolli.
Para se të mbyll këtë reagim në emër të gjithë ish pjesëtarëve të gjeneratës së artë, si një njeri me shumë përvojë në futboll, për dallim prej zyrtarëve të klubit të cilëve përvoja u mungon komplet, dua ta them se secilit prej nesh i dhemb ta shoh Prishtinën në këtë situatë, prandaj përkundër të gjithave, i sugjerojmë klubit tonë që në vend se të merret me insinuata e me përgatitjen e skenarëve për të ofenduar e akuzuar të tjerët, të merret me organizim më të mirë e ta kthej Prishtinën në vendin që i takon. Titulli i Kampionit në Kosovë as që duhet të diskutohet, por duhet të mëtohen sukseset edhe në Evropë, atje ku tani luajmë sidomos fal punës e angazhimit të njeriut të cilin sot Prishtina e ka si fajtor kujdestar për dështimet e saj, Kryetarit të Federatës dhe ish bashkëlojtarit tonë, Fadil Vokrrit”.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...