Ish sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta raportohet se do të dënohet me gjashtë vite burg për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me mafiet.
Fituesi i Kampionatit Botëror të vitit 2006 është akuzuar në muajin dhjetor të vitit 2015 për posedim ilegal të armëve, sipas ‘Deutsche Welles’ dhe ‘AFP’-së, si dhe për synimin e tij për të ndihmuar një mafi të Kalabrisë të njohur si ‘Ndrangheta’, transmeton portali arbresh.info.
Më shumë se 140 persona janë pyetur rreth këtij rasti dhe njëri prej tyre është edhe babai i Iaquintas, për të cilin prokurorët janë duke kërkuar 19 vite burgim.Të dyshuarit dyshohen se kanë ndihmuar ‘Ndrangheta’-në për përfitime ilegale nga rindërtimi i objekteve në regjionin Emilia – Romagna pas dy tërmeteve në vitin 2012.
Ndër krimet e tjera që janë vlerësuar të jenë bërë nga të dyshuarit janë mashtrimet, falsifikimi i faturave, kamata dhe grabitjet.
Iaquinta ka luajtur për klubet si Udinese, Juventus dhe Cesena dhe ka shënuar gjashtë gola brenda 40 paraqitjeve për Italinë para pensionimit të tij në vitin 2012./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...