Leverkusen ndjek traditën me brazilianët, siguron talentin Paulinho

13:17 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Paulinho, do të jetë pjesë e klubit nga Bundesliga që nga sezonin e ardhshëm.

Bayer Leverkusen më në fund  ka arritur të sigurojë shërbimet e një prej talenteve më premtues të futbollit brazilian.

Paulo Henrique Sampaio Filho, i njohur shkurt me emrin Paulinho, do të jetë pjesë e klubit nga Bundesliga që nga sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi 17-vjeçar i Vasco Da Gamas pritet të ndjekë gjurmët e emrave të rëndësishëm brazilianë, që kanë qenë pjesë e “Aspirinave” në të shkuarën, si Zé Roberto, Lucio, Emerson e së fundmi Wendell.

Sipas mediave gjermane, Leverkusen duke përfituar edhe nga problemet financiare të klubit brazilian do të paguajë 20 milionë euro për kartonin e futbollistit, 10 më pak se klauzola e largimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme