Aktorja e ‘Diamante dhe Dashuri’ e dashuruar me ‘Omerin’, e ndjek hap pas hapi

11:49 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

‘Diamante dhe dashuri’ ka qenë një ndër serialet turk më të preferuar në Shqipëri dhe ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

Kanë kaluar plot tre vite nga mbarimi i këtij seriali, por aktorja e njohur Bestemsu Ozdemir ka filluar të ketë një afeksion ndaj aktorit tjetër, Engin Akyurek, i njohur si “Omeri”.

Bestemsu ka luajtur rolin e Niluferit, motrës së Elifit, dhe duket se është e dashuruar me “Omerin”. Gazeta turke ‘Takvim’ ka zbuluar se pak kohë më parë aktorja i ka dhënë fund lidhjes 8-mujore me aktorin Can Yaman dhe pas kësaj i është rikthyer përsëri dashurisë së saj për Engin. Madje thuhet se ajo po provon mënyra të ndryshme për t’i rënë në sy aktorit të serialit. “Më thoni vendet në të cilat shkon Engini”, – u ka thënë ajo miqve të saj. Ndërsa për Engin Akyurek nuk dihet ende nëse ka një person në jetën e tij. /revistawho.com

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme