Sot, në orën 17:00, startojnë ndeshjet e javës së fundit të Superiores. Në Korçë do të zhvillohet festa e titullit kampion, të fituar nga Skënderbeu, ndërkohë që në qytetin e serenatave do të vuloset edhe fati i mbijetesës për Vllazninë. Kësaj të fundit i duhet një fitore në këtë transfertë, me shpresën se Partizani nuk do të tolerojë ndaj Kamzës.
Ndryshe, kuqeblutë do të zbresin në Kategorinë e Parë. Në “Selman Stermasi” janë të gjithë sytë e futbolldashësve shqiptarë. Aty vendoset në masën më të madhe fati i skuadrës së dytë, që do të ndjekë Lushnjën në largimin nga Superiorja. Kamza nuk duhet të humbasë ndaj të kuqve, ndryshe rikthimi andej nga ka ardhur si sot një vit më parë, bëhet realitet.
Në anën tjetër, të kuqtë e Dalipit kanë ende shpresa për zonën europiane, duke zënë vendin e katërt, ndaj në teori vlejnë shumë tri pikët ditën e sotme. Por, këto tri pikë nuk kanë vlerë, nëse Laçi bën të njëjtën gjë në shtëpi, ndaj Teutës, e cila e ka siguruar qëndrimin në Superiore.
Në Lushnjë pritet zyrtarizimi i Luftëtarit në vendin e tretë dhe shkuarjen e tij për herë të parë në histori në Kupat e Europës. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kukësin, që para tifozëve të vet do të synojë ta mbyllë kampionatin si nënkampion dhe me fitore.
Natyrisht, do të ketë shumë ankth në sfidat e sotme, në aksin Tiranë-Korçë, ndaj mbetet të shihet se si do të qasen më së shumti Partizani dhe Skënderbeu, nëse do ta vënë “dorën në zemër” për kundërshtarët e sotëm, që kanë shansin e fundit të mbijetesës. /telesport.al/
FSHF ka zyrtarizuar edhe gjyqtarët e ndeshjeve të javës së fundit të kampionatit.
Lushnja-Luftëtari
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Agaraj, Alfred Shkreta
Laçi-Teuta
Gjyqtarë: Fatjon Xhemalaj, Astrit Mahmuti, Proletar Puto
Skënderbeu-Vllaznia
Gjyqtarë: Klajdi Kola, Ermal Barushi, Ilir Tartari
Kukësi-Flamurtari
Gjyqtarë: Kridens Meta, Denis Rexha, Dojando Myftari
Partizani-Kamza
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Emigres Ganxhi, Rudin Preca, Olsid Ferataj, Orlando Kuka
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...