‘Ligji i ri për ndërtimet pa leje sanksionin ata që për dikë kanë qenë nanë e për dikë njerkë’

11:25 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor u bë shqyrtimi i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Kryetari i komisionit, Daut Haradinaj ka thënë se janë në finale të projektligjit, raporton arbresh.info.

“Ligji në tërësi i ulë taksat administrative, burokracitë komunale, mundësitë që dikush ta keqpërdor të drejtën ligjore që ka dhënë ligji i vjetër. Me këtë ligj qytetarët më lehtë pajisen me dokumente. Mirëpo ky ligj po ashtu i sanksionon zyrtarët administrues që me ligjin e vjetër për dikë kanë qenë nanë e për dikë njerkë”, tha Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme